INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Antimafia në 2018 ka sekuestruar mbi 31 milionë euro

Antimafia në 2018 ka sekuestruar mbi 31 milionë euro

Publikuar më: 12:05 19-02-2019

Ligji për pastrimin e parave dhe ai “antimafia” kanë dhënë rezultate pozitive në 2018. Mbi 31 milionë euro ju janë sekuestruar grupeve mafioze në vendin tonë.

Raporti, që është dorëzuar në kuvend ka marrë në konsideratë dhe këshillat e Moneyval i cili këtë herë ishte kritik për vendin tonë duke e futur atë në monitorim të ecurisë së reformave.
Në raport mes të tjerash thuhet se: “Komiteti Moneyval miratoi Raportin e Vlerësimit të Ndërsjellët në fazën e 5-të të vlerësimit. Ndërkohë është përgatitur një plan pune për të korrigjuar mangësitë e identifikuara në Raport. Gjatë 10 muajve të parë të vitit 2018 për veprën penale pastrimi i të ardhurave nga veprat penale ose veprimtari kriminale janë sekuestruar pasuri me vlerë mbi 15.3 milionë euro të 326 rasteve nga të cilat afro (4 milonë euro në llogaritë bankare, 7milionë e 7 qind mijë euro në asete, 3 milion e 4 qind mijë në lekë, nga të cilat 2 milionë euro vetëm në muajin tetor 2018”.

Article Logic
Execution time: 0.0022659301757812