Antoine Griezmann po kalon një formë të shkëlqyer me Atletico Madrid dhe si rrjedhojë ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve të rëndësishme europiane, midis tyre edhe Chelsea.
Sipas tabloidit “Daily Mirror”, padroni i klubit londinez, Roman Abramovich është gati të bëjë një ofertë tepër të lartë për të sjellë në “Stamford Bridge” sulmuesin e Atletico Madrid.
Gjithnjë sipas “Daily Mirror”, manjati rus është gati të paguajë klauzolën për zgjidhjen e kontratës së Griezmann prej 80 milionë eurosh.