Një video që Antonela ka shpërndarë, ku shfaqet një lopë duke ecur rrugës ka ndezur debat puntatën e sotme të Për’Puthen. Vajzat në studio janë ndjerë të ofenduara dhe i janë kundërvënë Antonelës. Ajo tha se nuk i është drejtuar askujt me atë postim, ndërsa dyshimet bien mbi Ledjanën.
“Unë aty nuk kam përmendur asnjë emër, nuk ia kam kushtuar askujt atë video”, tha Antonela.
Bora Zemani i kërkoi asaj llogari për të sqaruar videon, duke i thënë se nuk mund të ofendojë në këtë mënyrë. Antonela u përgjigj se ajo kishte qenë një shaka pa asnjë qëllim.
Debati:
Bora Zemani: Ka qenë një video e dërguar në grup nga Antonela me etiketa ofenduese. Çfarë është kjo Antonela, si mund të bësh ofendime të tilla?
Antonela: Ça ka këtu? Edhe unë jam konkurrente e “PërPuthen”
Bora Zemani: Antonela disa puntata më parë Arjani reagoi për të të mbrojtur ty dhe ti tani ofendon një tjetër konkurrente. Me kë e kishe?
Antonela: Me askënd, e kisha për shaka
Bora Zemani: Antonela ky është provokim