INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Antonela largohet përfundimisht nga ‘Për'puthen’? Kriset marrëdhënia mes Ledianës dhe Mevlanit, ky i fundit bën deklaratën që nuk pritej!

Antonela largohet përfundimisht nga ‘Për'puthen’? Kriset marrëdhënia mes Ledianës dhe Mevlanit, ky i fundit bën deklaratën që nuk pritej!

Publikuar më: 20:31 15-03-2021

A është largaur Antonela Berisha nga programi? Kjo ishte pyetja e cila shkoi në mendjen e qindra njerëzve pasi kjo e fundit nuk ka marrë pjesë në emisionin “Përputhen” që është transmetuar ditën e hënë.

Por pavarësisht mungesës së saj, debati për treshen, Antonela, Ledjana dhe Mevlan Shaba, vijoi.

Ndërkohë Bora Zemani, ka thënë se pas situatës së ndodhur ditën e djeshme, Antonela ka refuzuar të vijë në program dhe të përballet me situatën.

Mevlani është shprehur se nuk e kupton arsyen e kësaj sjellje sepse të tre janë në të njejtën situate. Po ashtu ky i fundit ka bërë edhe një deklaratë të papritur për Ledjanën. Ai e cilësoi këtë të fundit si aktore dhe se sipas tij ajo nuk është aspak e interesuar për të. Megjithatë nuk dihet nëse është vendimi përfundimtar apo jo.

Të premten që lamë pas, Antonela hoqi dorë nga “lufta” me Ledjanën për të fituar zemrën e Mevlanit.

“Mua më bëhen 47 ditë në emision dhe kam kuptuar që duhet të distancohem, t’ja lë Mevlanin Ledjanës, pavarësisht se vazhdoj të kem pëlqim për të. Unë nuk dua të bëhem shkak për mos krijimin e një lidhjeje. Mevlan unë kam nevojë për një mashkull”, u shpreh ajo teksa theksoi se ka ende ndjenja për Mevlanin.

Ajo shtoi se Mevlani është sjellë shumë mirë në takime me të, ndërsa jashtë studios i ka thënë “pse më prish punë”. Më pas Mevlani i prekur kërkoi t’i sqaronte gjithë situatën Antonelës, duke u shprehur se nuk është fundi i botës nëse refuzohesh nga një mashkull. Nga ana tjetër Ledjana tha se Mevlani dhe Antonela mashtrojnë të dy dhe hiqen si të prekur. Kjo deklaratë nuk i pëlqeu aspak Mevlanit dhe i ndodhur nën trysni ai u largua nga studioja. Më pas ai u rikthye sërish, ndërsa Antonela vendosi të braktiste studion për të mos parë takimin Ledjana-Mevlan.

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168