INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Antonio Conte ishte shumë pranë Shqipërisë

Antonio Conte ishte shumë pranë Shqipërisë

Publikuar më: 11:52 12-03-2016

Antonio Conte ishte shumë pranë Shqipërisë në vitin 2007, por atë e largoi një telefonatë në minutat e fundit e ish-drejtorit sportiv të Barit, Giorgio Perinetti, i cili e bindi ish-lojtarin e Juventusit t’i bashkohej atij të kjo skuadër.

Prapaskenat nga bisedimet në vitin 2007 i ka zbuluar menaxheri i njohur shqiptar, Sokol Haxhia, të cilit i njihet merita edhe për afrimin e De Basit në pankinën kuqezi.

"Unë kam pasur gjithmonë një raport të shkëlqyer me Federatën Shqiptare dhe presidenti më ka përfshirë gjithmonë në zgjedhjen e trajnerëve të kombëtares. Në vitin 2007, kur sapo kishte përfunduar eksperiencën e tij tek Areco, kisha një akord me Antonio Conten, i cili në atë periudhë ishte ende një trajner i ri që duhej të tregonte ende veten. 

“Ndaj ne vendosëm që të punësonim Arie Haan, i cili u largua pas pak kohësh. Pas dy viteve me po aq trajnerë të punësuar, presidenti më tha se dëshironte të fillonte një cikël të ri, dhe më kërkoi të gjeja një trajner të mirë italian. I prezantova një listë me katër emra dhe zgjedhja e tij ra mbi Gianin, meqë mendonim se ishte emri i duhur për të zgjidhur limitet e lojës të skuadrës. Ai u tregua shumë i aftë për t’u dhënë një organizim mbrojtës ekstrem lojtarëve, si italian që është, si dhe të afronte dhe vlerësonte të rinjtë më interesantë”, vijoi menaxheri Haxhia.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042779445648193