IN SPORT
Antonio Conte ofertë marramendëse për Sergio Ramos

Antonio Conte ofertë marramendëse për Sergio Ramos

Publikuar më: 18:39 15-04-2016

Blutë e Londrës, Chelsea, janë të gatshëm të bëjnë një ofertë të ‘çmendur’, për mbrojtësin spanjoll Sergio Ramos. Trajneri i ri i Chelseat në sezonin 2016/17 do të jetë italiani Antonio Conte dhe si duket ai tani ka ndarë mendjen për lojtarët që i do. E përditshmja angleze ‘The Sun’, ka publikuar dëshirën e parë të Contes, dëshirë që mban emrin Sergio Ramos.

Kapiteni i Real Madridit është shprehur se është i lumtur në ‘Santiago Bernabeu’, mirëpo vështirë se ‘Mbretërit’, do t’i rezistojnë kësaj oferte. Sipas ‘The Sun’, Chelsea është duke bërë gati 80 milionë euro për transferimin e Ramosit në ‘Stamford Bridge’. Mbetet të shohim në verë nëse Real Madrid dhe Ramos do të pranojnë një ofertë kaq të lartë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658