Antonio Konte është emri, i të cilit po lakohet më së shumti në merkaton e verës. Trajnerin e duan të gjithë dhe dyshimet më të mëdha e lidhin atë me një rikthim në Seria A. Vetë tekniku është shprehur për “TuttoSport” se në fillim qershori të gjithë do njihen me ekipin e tij të ri.
Në garë për të përflitet të jenë dy ekipe kryesore në Itali si Milani dhe Interi, të cilët thuhet se do të japin dorëheqjen nga trajnerët e tyre aktualë. Konten gjithashtu e lidhin dhe me një projekt të madh tek Bayern Munich.