INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Antonio Tajani, presidenti i ri i Parlamentit Evropian

Antonio Tajani, presidenti i ri i Parlamentit Evropian

Publikuar më: 09:06 18-01-2017

Ish-gazetari Antonio Tajani është zgjedhur president i Parlamentit Europian, duke zëvendësuar kështu gjermanin Martin Schulz. Politikani konservator italian është zgjedhur me 351 vota pro në zgjedhjet e zhvilluara në Strasburg.

Tajani, 63-vjeçar, ka qenë me profesion gazetar si dhe ish-zëdhënës i ish- kryeministrit italian Silvio Berlusconi, dhe ish-komisioner i Bashkimit Evropian. Rivali i tij në këto zgjedhje ishte italiani tjetër, kandidati socialist Gianni Pitella i cili mori 282 vota.

Presidenti i ri i PE-së ja dedikoi fitoren viktimave të tërmetit që goditi Italinë qendrore vitin e kaluar. Parlamenti Evropian ka fuqinë të bllokojë apo të ndryshojë ligjet e BE-së, dhe do të vendosë për aprovimin ose jo të një marrëveshjeje me Britaninë për të ashtuquajturin ‘Brexit’.

Article Logic
Execution time: 0.0034751892089844