INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Antraksi në Gjirokastër, shfaqen 4 vatra të reja

Antraksi në Gjirokastër, shfaqen 4 vatra të reja

Publikuar më: 11:07 09-08-2017

Banoret e Gjirokastres kane dhe nje shqetesim tjeter ne kete vere te nxehte. Zyrtrarisht flitet per kater raste antraksi, nje infeksion qe perhapet nga bagetite e prekura. Sikur te mos mjaftonin temperaturat e cmendura, antraksi godet Gjirokastres. 4 vatra të reja dhe 14 krerë bagaëti të infektuar.  Një 12 vjecar është hospitalizuar për trajtim të specializuar mjekësor pas infektimit me këtë sëmundje.  Sipas specialistëve problematik është konsumimi I mishit të pakontrolluar dhe të therrur në kushtet e shtëpisë. Drejtoria e Bujqësisë në këtë qark konfirmon zyrtarisht 14 krerë të imëta të ngordhura si pasojë e kësaj sëmundjeje dhe 4 persona të prekur e të trajtuar në spital.  Rastet janë shënuar në fshatin Sukë të Përmetit ku janë infektuar nga kontakti me bagëtinë e sëmurë, 3 persona të njëjtës familje dhe në kullotën e malit të Çajupit ku i prekur ka qenë një 12 vjeçar nga Gjirokastra.  Sipas drejtorit të bujqësisë Kostandin Rrapi vatrat e reja janë shfaqur në kullotat e cilësuara si problematike dhe vatra të përhershme të kësaj sëmundjeje. Zonat më problematike në Qarkun e Gjirokastrës shënohen në kullotat e Sukës, Çajupit, Golemit, Çepunë dhe Plesat. Sipas shefit të shërbimit të epidemiologjisë Xhelo Brahimi problematike është konsumimi I mishit të pakontrolluar dhe I therur në kushte shtëpie.  Ai pohon se kanë qenë rrugët e ndërmjetme të transmetimit të sëmundjes ato që kanë shkaktuar infektimin me antraks. Qarku i Gjirokastrës njihet si një nga zonat më problematike të shfaqjes së sëmundshmërisë zonoze ku janë evidentuar jo vetëm raste të sëmundjes në krerë dhe në njerëz, por edhe viktima në njerëz. Temperaturat e larta të stinës së verës dhe kapaciteti I ulët kullosor janë sipas specialistëve të bujqësisë shkaqet e shfaqjes së vatrave të reja të infeksionit. Specialistët u bëjnë apel konsumatorëve të tregohen të kujdeshëm në rastet e konsumit të mishit të gjësë së gjallë dhe hospitalizimin e menjëhershëm në rastet e shqetësimeve shëndetësore. Rajoni jugor njihet për numrin e lartë të krerëve ku mbarështohen mbi 380 mijë krerë të imta dhe 20 mijë gjedhë.

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209