INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anulimi i PPP-së Thumanë-Kashar për të investuar studentët? Flet zv.kryeministri Braçe: Ja pse u tërhoqëm!

Anulimi i PPP-së Thumanë-Kashar për të investuar studentët? Flet zv.kryeministri Braçe: Ja pse u tërhoqëm!

Publikuar më: 22:24 23-01-2019

Qeveria u tërhoq pak ditë më parë nga partneriteti publik privat për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar, një projekt prej 225 milionë eurosh. Ministrja e re e Infrastrukturës u shpreh se fondi i përcaktuar për këtë aks do të vendoset në funksion të "Paktit për Universitetin. Por zv/ kryeministri Erjon Braçe dha dy arsye të tjera të ndërprerjes së kontratës teksa ishte i ftuar në Repolitix.

“Nuk është tërhequr qeveria, është ndërprerë procedura. Kjo kontratë nuk u arrit fare në kontratë... U tërhoqëm për dy arsye; e para se ishte i shtrenjtë, e dyta se cdo kompani nuk mund të gënjejë më qeverinë e Shqipërisë. Ajo që ka ndodhur me procedurën e prokurimit të njërit lot të Unazës së Re është e patolerueshme. Për aksin Thumanë-Kashar ka një rrugë paralele dhe e dyta, kompanitë duhet të harrojnë se mund të zhvillojnë praktika si ajo” tha Braçe.

Article Logic
Execution time: 0.0036091804504395