Për shkak të trazirave të fundit, brenda 24 orëve janë anulluar 244 fluturime në Turqi, pasi ushtria bllokoi veprimtarinënë aeroportin Ataturk, i cili mbeti i rrethuar nga tanket gjatë grusht shtetit të dështuar mbrëmë, raporton dailymail.
Si pasojë e kësaj turistët janë bllokuar dhe janë urdhëruar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.
Këshillat e udhëtimit për Turqinë, kanë njoftuar se ka pasur të shtëna armësh dhe shpërthime në Ankara dhe Stamboll, si dhe të shtëna ka pasur edhe në afërsi të vendpushimit Marmaris.
Fluturimet janë anuluar përfshirë edhe ato të ditës së sotme.
Sekretari i Jashtëm Boris Johnson, i cili u takua me ministrin e jashtëm turk, tha se ai ishte shumë i shqetësuar dhe këshilla për të qëndruar në ambientet e mbyllura u riafirmua edhe nga ai.