INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anullohen zgjedhjet në Kavajë, befason me reagimin e tij kandidati i tërhequr i PS-së

Anullohen zgjedhjet në Kavajë, befason me reagimin e tij kandidati i tërhequr i PS-së

Publikuar më: 18:27 05-05-2017

Kandidati tërhequr i Partisë Socialiste në Kavajë, Klodian Shehi, ka reaguar menjëherë pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të tërhequr kandidatin në Kavajë.

Ajo çfarë ka thënë Shehi është befasuese, sepse kandidati është shprehur se kërkesën për tërheqehje e ka marrë vesh vetëm nga televizionet.

“Ndjehem i privilegjuar për kandidimin por është një krizë që nuk përfundon këtu. Jam kandidati de juro dhe de facto i Kavajës. Do ketë sërish një sfidë që PS të mbajë bashkinë e Kavajës. Kërkesën për tërheqje e mora vesh nga televizionet. Jam i gatshëm të kandidoj për Kavajën në çdo moment. Interesi kombëtar mbi çdo gjë Kavaja ka zgjedhur rrugën e duhur”, ka thënë Klodian Shehi.

Article Logic
Execution time: 0.0043349266052246