Takimi ishte planifikuar që të bëhej si një “spektakël” për të celebruar 70-vjetorin e krijimit të shtetit izraelit, por miqësorja e Jeruzalemit ka dështuar, pasi për palestinezët, të cilët kanë lëvizur jo vetëm me emigrantët e tyre, por edhe me anë të qeverisë së tyre, i janë drejtuar edhe shtetit argjentinas, përveçse federatës së futbollit, se një pranim i tillë prej tyre do të quhej një ofendim për kombin e Palestinës.
Federata Argjentinase e Futbollit është lajmëruar nga futbollistët e saj, që përveç paradës dhe “pushtimit” palestinez që ndodhi të martën jo vetëm poshtë hotelit ku akomodohet përfaqësuesja, por edhe në qendrën stërvitore në Barcelonë, ku Mesi me shokët e tij të ekipit po stërviten, lojtarët në urdhrat e trajnerit Horge Sampaoli kanë marrë thuajse të gjithë, në celularë dhe në rrjetet sociale, kërcënime me jetë, për ata dhe për familjarët e tyre nëse pranojnë që të luajnë me Izraelin.