Pak ditë më parë, Melisa Lleshi, mori vendimin e papritur dhe mbylli profilin e saj në “Instagram”.
Teksa po përflitet për lidhjen me Andin, Melisa si duket sipas mediave shqiptare ka qenë në diskutim me reperin e njohur Stresi për të bashkëpunuar me një këngë. Sipas thashethemeve, Melisa kishte kërkuar bashkëpunim me reperin dhe ai kishte pranuar.
Por sot Stresi ka zbuluar se kënga është anuluar dhe lë të kuptohet se mes tij dhe Melisës ka ndodhur diçka.
“Kur do të dalë kënga me Melisën?”, e pyet një ndjekës reperin dhe ai i përgjigjet: “Do e bëj vetëm unë. U mundova për mirë, mua kurrë s’ma dhanë një shans të tillë siç ia dhashë. Por kur fluturon, duhet të mësosh të fluturosh”.