INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anullohet tenderi i Bankës Botërore, preken projektet turistike në 4 qytete

Anullohet tenderi i Bankës Botërore, preken projektet turistike në 4 qytete

Publikuar më: 11:43 17-07-2017

Anulohet tenderi prej 63.8 milion eurosh i Bankës Botërorë për 4 projekte në bregdetin shqiptar. Është Fondi Shqiptar i Zhvillimit i cili ka bërë publik këtë vendim, pa dhënë asnjë arsye por në të njëjtën kohë duke lajmëruar se tenderi do të rihapet sërish më vonë, pa dhënë një datë të caktuar. Ndërkohë tenderi parashikonte mbikëqyrjen e punimeve në pika të veçanta në qytetin e Sarandës, Përmetit, Gjirokastrës dhe Beratit. Konkretisht këto ndërhyrje parashikojnë:
1) Rehabilitimin e Shkallëve në Sarandë
2) Rigjenerimin urban të shëtitores ekzistuese “Naim Frashëri”
3) Pazarin e Gjirokastrës dhe rrugët me kalldrëm
4) Shtegun e Ali Pashës dhe stabilizimin e pjerrësisë
5) Ndriçimin e rrugëve të Gjirokastrës dhe ndriçimin e monumenteve në qendrën historike
6) Rehabilitimin e kalldrëmeve në rrugën “Mihal Grameno” që të çon drejt kalasë
7) Rehabilitimin dhe përmirësimin e rrugës “Muzak Topia” për aksesin me makinë drejt kalasë
8) Ndriçimin e rrugëve dhe qendrës historike të qytetit të Përmetit
Në njoftimin e bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk jepen arsyet për anulimin e procedurës, përveç faktit që tenderi do të hapet sërish në ditët në vijim.
E gjithë administrata ndërkohë është duke kryer procedura prokurimi me pikatore për shkak të një vendimi qeverie, i cili anulonte çdo lloj procedure, madje edhe ato që kishin shpallur fitues, por ende nuk kishin nënshkruar një kontratë.
Gjithsesi procedurat e Fondit Shqiptar të Zhvillimit nuk preken nga vendimi për shkak se ato financohen nga Banka Botërore në këtë rast dhe procedurat kryhen sipas standardeve që aplikohen nga ky institucion ndërkombëtare financiar.

Article Logic
Execution time: 0.0036771297454834