INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anulohet leja për TEC-in me gaz në Korçë, Klosi: Nuk përmbush standartet e BE-së

Anulohet leja për TEC-in me gaz në Korçë, Klosi: Nuk përmbush standartet e BE-së

Publikuar më: 14:29 11-03-2019

Ashtu siç ishte paralajmëruar, leja mjedisore për ndërtimin e Termocentralit në afërsi të qytetit të Korçës është refuzuar.

Ministri i Turizimi Blendi Klosi u shpreh se ky TEC nuk i përmbush standardet e BE-së.

Deklarata është bërë gjati takimit që Klosi pati paraditen e sotme me trupën inspektuese të të gjitha inspektoriateve për planin operacional për sezonin turistik 2019.

Dje Kryebashkiaku Sotiraq Filo iu drejtua me një letër Ministrit të Turizmit Blendi Klosi, ku i bënte thirrje të mos aprovojë lejen pasi investitorët nuk kanë paraqitur asnjë garanci.

Ambientalistët kanë dhënë alarmin se TEC-i do të rriste me 25 % nivelin e ndotjes në Korçë duke pamundësuar jetën normale!

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441