Loredana dhe Mozzik, padiskutim mbeten ndër çiftet më të përfolura të showbizz-it e sidomos pas akuzave të zhvatjes së parave nga një çift zviceran.
E teksa u mendua dhe qarkulluan lajmet se për shkak të skandalit Loredana e Mozzik anuluan koncertet në Kosovë e Diasporë, duket se e vërteta nuk qëndron kështu.
Çifti siç merr vesh Prive, janë tejet të angazhuar me koncerte këtë verë, me Loredanën e cila ka edhe nga dy rezervime brenda një nate.
Madje Loredana ka paralajmëruar publikimin e një kënge të re pas solos “Labyrinth”, sërish në gjuhën gjermane.