Dua Lipa vetëm pak kohë më parë i dha fund lidhjes me Isaac Carew me të cilin kishte shumë vite e lidhur dhe tani po shijon lidhjen me modelin e suksesshëm 20 vjeçar Anwar Hadid.
Në Instastoryn e saj, Dua ka publikuar disa herë video me Anwar-in, i cili në postimin e fundit shfaqet duke bërë një gjest të ëmbël për partneren e tij. Ai ka shkruar në bluzë shkronjën “D” për Dua Lipën, ndërkohë që këngëtarja e filmon. Me siguri Isaac ky gjest kaq i ëmbël i Anwar nuk do i ketë pëlqyer aspak.
Përpos gjestit të ëmbël, ajo çka bëri të gjithë të flasin për videon ishin thonjtë e Anwar. Ai i ka lyer me manikyr në ngjyra të ndryshme dhe shumë fansa e media shqiptare e kosovare e kanë komentuar.