Anxhela Peristeri është shpallur mbrëmjen e djeshme fituese e “Festivalit të Këngës”, duke marrë kështu pikët më të larta nga juria e festivalit. Anxhela do të na përfaqësojë në Eurovision në muajin maj të vitit të ardhshëm me këngën “Karma”, kompozuar nga Kledi Bahiti dhe me tekst nga Olti Curri.
Anxhela nuk komentoi pas marrjes së çmimit. Mes emocionesh arriti të thoshte vetëm “Faleminderit shumë”.
Çmimin e dytë e mori kënga “Kam me t’ba me kajt” nga Sardi Struga, ndërsa vendin e tretë e mori Festina Mezina me “Kush je ti dashuri”.