Anxhela Peristeri është një ndër artistet më të talentuara në tregun muzikor shqiptar. Vetëm para pak ditësh ajo mbajti një koncert recital dhe të gjithë janë mrekulluar nga vokali i saj. Përpos zërit të saj, Anxhela është komentuar edhe për një shtatzani të mundshme pasi barku pakëz i fryrë nga ngjallur të gjitha këto aludime.
Anxhela, pas komenteve të shumta ka reaguar duke sqaruar se nuk është shtatzënë, por vetëm ka marrë ca kilogramë më shumë. “Faleminderit për bekimet që më keni dhënë me komentet tuaja për shtatzëni, por me keqardhje ju them se nuk jam shtatzënë, thjesht kam disa kg plus. Nuk kam arsye ta fsheh sepse është diçka që me kalimin e kohës duket, kështu që mos keni asnjë dyshim për këtë që po ju them”, ka shkruar Anxhela nëpërmjet një Insta Story.