Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj para pak javësh patën shansin të takonin nga afër dy nga futbollistët më të njohur, Neymar dhe Mbappe. Kushërirat kaluan mbrëmjen e “Halloween-it” në një hotel luksoz në Paris dhe aty festonin edhe dy yjet e futbollit. Ato publikuan në rrjete sociale një foto në të cilën shiheshin shumë afër futbollistëve dhe më pas Mbappe publikoi të njëjtin imazh në ‘Instagram-in’ e tij.
Siç duket tashmë Anxhelina dhe Beatrix përfshihen në listën e të njohurve të Neymar dhe Mbappe, sepse mbrëmjen e djeshme ato kanë qenë fanset më të mëdha të tyre në ndeshjen kundër skuadrës së Galatasaray. Dy kushërirat kanë publikuar në ‘Instagram’ foto dhe video të ndryshme nga stadiumi dhe kanë treguar se kanë bërë tifo për Paris Saint Germain, skuadrën ku luajnë Neymar dhe Mbappe.
Neymar nuk ka bërë sikur si ka parë këto foto dhe në njërën prej tyre të postuar nga Beatrix, ka reaguar duke e pëlqyer në Instagram.