Vajza bukuroshe e këngëtares Albërie Hadërgjonaj nuk zhgënjen kurrë me fotot e saj.
Jemi mësuar ta shohim në poza gjithmonë tërheqëse në rrjetet sociale, dhe nuk kishte si të ishte ndryshe as këtë herë. Në një pozë që i nxerr në pah jo vetëm format seksi, por edhe tonifikimin, bukuroshja e përfolur ia ka dalë që t’u japë fansat një goxha panoramë për të shijuar. Në këtë mënyrë ajo konfirmohet si një nga vajzat më seksi dhe tërheqëse të botës shqiptare të spektaklit. Pse jo, edhe atij të huaj së shpejti. Interesant është fakti se në radhën e komenteve gjithmonë pozitive për bukuroshen Anxhelina, nuk ka munguar as ai i mamasë krenare, Albëries, e cila i ka shprehur dashurinë me komentin shumë të ëmbël “Shpirti im”.