INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anxhelina Hadërgjonaj na ''hoqi trurin'', vesh fustanin që kushton sa ''qimet e kokës'' [FOTO]

Anxhelina Hadërgjonaj na ''hoqi trurin'', vesh fustanin që kushton sa ''qimet e kokës'' [FOTO]

Publikuar më: 19:27 23-01-2018

Ajo është një nga vajzat më të njohura të shoëbiz-it shqiptar dhe shpesh herë është përfolur për jetën e saj edhe pse jeton shumë milje larg, në Los Angeles.

Bëhet fjalë për Anxhelina Hadërgjonaj, vajzën e Albërie Hadërgjonaj. Jemi mësuar me pozat seksi të Anxhelinës në rrjetet sociale dhe prej vitesh është zhvendosur në vendin e ëndrrave, Amerikë, për të ndjekur ëndrrën e saj, muzikën. Këngëtarja e nisi karrierën muzikore në Shqipëri dhe pas një periudhe goxha të gjatë mungese , po kërkon të futet në tregun muzikor amerikan.

Ajo ka shkëlqyer në evenimentin ODA i mbajtur para disa ditësh në Tiranë, ku ishin të pranishme shumë bukuroshe shqiptare. Për këtë ngjarje, vajza e këngëtares Albërie Hadërgjonaj kishte veshur një fustan të zi, të gjatë, i cili vende-vende ishte transparent.

Natyrisht se pamja e saj u ka rënë në sy fansave të saj, të cilët e kanë pëlqyer shumë dhe i kanë kushtuar vëmendje fustanit të zgjedhur nga Anxhelina.
Fustani njihet si ‘Argentina Gown’ dhe është pjesë e koleksioneve të stilistit Walter Mendez ku në faqen e së cilit, ky fustan e ka çmimin 3.995 dollarë (3.261 euro).

anxhelin.jpg

 

Goxha i shtrenjtë, apo jo?

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492