Ata të dy ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbizz-it, por edhe pse të tillë nuk arritën ta kapërcenin ndarjen.
Pas këtij momenti Anxhelina Hadërgjonaj dhe Fatmir Hysenbelliu ishin shpesh në qendër të lajmeve rozë të cilat ngrenin pikëpyetje për marrëdhënien e tyre në vazhdim. Kjo pikëpyetje vazhdon të ngrihet ende edhe sot. Aq më tepër pas kthimit të fundit të Anxhelina-s në Shqipëri. Pas udhëtimit në Amsterdam, motrat Hadërgjonaj u rikthyen në Shqipëri ku Anxhelina duket se na jep një tjetër arsye për të menduar për një rikthim me ish të dashurin. Burime të sigurta e kanë parë këngëtaren teksa futej në shtëpinë e Fatmirit bashkë me make up artistin e saj Ariel, të cilin e ka sjellë në Shqipëri po ashtu.
Ndoshta Anxhelina po përgatitet për një videoklip të ri apo po mendon të rikthehet në Los Angeles me dashurinë e vjetër?