Ajo është padyshim një prej vajzave më seksi të showbiz-it shqiptar dhe prej kohësh e presim një projekt muzikor prej saj.
Anxhelina Hadërgjonaj duket se është kthyer në Tiranë, prej disa javësh, për të shijuar pushimet me familjen e saj.
Por sigurisht që këngëtarja nuk mund të “shpëtonte” kaq lehtë nga miku i saj dhe make up artist i njohur Kardashians, Ariel, me të cilin ajo ndan shtëpinë në Los Angeles.
Arielit i ka munguar aq shumë shoqja e tij sa ai e ka “përndjekur” Anxhelinën deri në Tiranë duke i bërë asaj një surprizë.
Në videon e publikuar në “Instagram”, Anxhelina shfaqet shumë e përgjumur dhe ende nuk e kupton se çfarë po ndodh, ndërsa Ariel hidhet ta përqafojë në shtrat.
“Mendoj se nuk e kupton se do të bëja gjithçka për ty” – shkruan Ariel, krahas fotos ku shfaqet me Anxhelinën.