Anxhelina Hadërgjonaj është mjaft aktive me postimet e saj në rrjetet sociale. Ajo gjithmonë ka tërhequr vëmendjen me postimet e saj provokuese. Por së fundmi ajo ka surprizuar fansat pasi shfaqet shumë ndryshe me look-un e saj.Me ndihmën e mikut të saj, artistit të makijazhit Ariel, ajo shfaqet “topless”. Anxhelina qëndron e shtrirë në një vend me rërë, ndërsa është e mbuluar me xixa të florinjtë nga këmbët te flokët.
Ky imazh i saj mund të krahasohet me një foto të publikuar më herët nga Kim Kardashin, e cila pozoi “topless” për linjën e saj të makijazhit.