Ndarja e tyre i bëri po aq kuriozë të tjerët sa edhe lidhja.
Ata të dy përfundimisht janë bashkë dhe më mirë se kjo foto nuk e vërteton asgjë tjetër. Anxhelina Hadërgjonaj dhe Fatmir Hysenbelliu ishin ndër çiftet më simpatikë të showbizz-it. Por si çdo gjë e bukur që përfundon ashtu përfundoi edhe lidhja e tyre pa i bërë të ditura arsyet e vërteta. Pas kësaj secili vazhdoi jetën e tij duke i bërë edhe pushimet verore vetëm por mesa duket nuk qëndruan dot më shumë se kaq larg njëri-tjetrit. Jo më larg se mbrëmë Anxhelina postoi në profilin e saj një foto me të dy që drekonin bashkë, foto kjo e cila shënoi edhe rikthimin përfundimtar të çiftit. Urime!