Rikthehen sërish bashkë?
I shokuan të gjithë me ndarjen e tyre sepse ishin një nga çiftet më të dashur për publikun, por disa lidhje janë të destinuara të mos shkëputen. Pasi u ndanë, The Weeknd u lidh me Selena Gomez, ndërsa Bella Hadid është përfolur për shumë e shumë meshkuj. Mirëpo këngëtari kanadez u nda nga Selena e tashmë siç duket së bashku me Bellan kanë rindezur zjarrin që kanë patur në mes.
Ata u kapën “mat” në Kanë të Francës duke u puthur gjithë pasion dhe të gjithë po vrisnin mendjen nëse janë rikthyer bashkë. Epo ajo puthje i tregoi të gjitha, por për të qenë më të bindur se ata janë sërish çift, The Weeknd dhe Bella Hadid, të veshur me shumë “class” kanë shkuar si çift në një event në Kanë dhe buzëqeshja nuk u ndahet nga fytyra.
Urime!