Prej momentit që konfirmuar lidhjen e tyre, Genta Ismajli dhe biznesmeni turk Usta nuk i kanë ndalur postimet krah njëri-tjetrit, duke treguar se po e shijojnë shumë lidhjen e tyre.
Usta duket një partner mjaft romantik, pasi shpeshherë e surprizon Gentën. Kështu ka bërë edhe së fundmi, teksa kanë nisur pushimet në Kroaci.
Genta e ka gjetur shtratin me trëndafila dhe ka falenderuar partnerin e saj.
Me siguri këto gjeste e bëjnë Gentën të ndihet mjaft me fat.
Kujtojmë se lidhja e tyre po ecën mjaft mirë, madje Usta ka takuar familjen e Gentës dhe shumë shpejt flitet se ata do të martohen.