Një banesë në një pallat 12 katësh është përfshirë nga flakët në Elbasan. Ndonëse zjarri në këto momente është shuar, pallati është i mbushur me tym dhe nuk ajroset.
Për këtë arsye Ministria e Mbrojtjes ka dërguar një helikopter për të bërë të mundur evakuuimin e banorëve që kanë mbetur të bllokuar në pallatin e përfshirë nga flakët në Elbasan.
Kjo situatë paraqet rrezik për banorët që ndodhen brenda shtëpive, të cilët mund të shfaqin probleme nga asfiksia.
Ministria e Mbrojtjes njofton se helikopteri i kërkim shpëtimit i Forcës Ajrore, me një grup të Forcave Speciale në bord mori pjesë në operacionin për evakuimin e një fëmije të moshës, 7 vjecare të izoluar në katin e 10 të pallatit, për shkak të zjarrit të rënë në banesën e saj. Falë bashkëpunimit me Shërbimit zjarrfikës të qytetit të Elbasanit, vajza u evakuua dhe gëzon shëndet të plotë.