INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apeli i prerë i Ilir Metës për Ramën dhe Bashën

Apeli i prerë i Ilir Metës për Ramën dhe Bashën

Publikuar më: 10:02 24-04-2018

Tensionimi i politikës së brendshme ndërsa Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave të Shqipërisë ka vënë në lëvizje edhe presidentin Ilir Meta. Në një prononcim për mediat Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kërkuar nga politika që të evitojë të gjitha polemikat dhe të përqendrohet të rezultatet në mënyrë që Këshilli të pranojë rekomandimin e Komisionit.
Nga Prrenjasi ai tha se janë të gjitha mundësitë që Këshilli të mbështesë rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave.
Ilir Meta:
“Jam i bindur se i kemi të gjitha mundësitë që këshilli të mbështesë plotësisht këtë rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Unë mendoj se në këtë moment është e rëndësishme të evitojmë çdo lloj polemike dhe të përqendrohemi tek demonstrimi i rezultateve në javët që vijnë sepse besoj që kjo do të ishte rruga më e mirë që ky rekomandim pozitiv i komisionit të kthehet në vendim dhe për vendet e Këshillit”.

Article Logic
Execution time: 0.0034620761871338