INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apeli hedh poshtë ankesën, mbetet pezullimi me 5 ndeshje për Ronaldon

Apeli hedh poshtë ankesën, mbetet pezullimi me 5 ndeshje për Ronaldon

Publikuar më: 15:04 16-08-2017

Apeli i Real Madridit kundër pezullimin të Cristiano Ronaldos nuk ka pasur sukses, sipas lajmeve të dala nga Federata Spanjolle. Portugezi doli nga loja me karton të kuq dhe më pas shtyu arbitrin, çka i solli pezullimin prej pesë ndeshjesh, një për kartonin e kuq dhe katër për reagimin karshi gjyqtarit.

Komisioni i Apelit i Federatës Spanjolle u mblodh sot për të diskutuar apelimin dhe gazetat shkruajnë se ai është refuzuar, ndërkohë që ende nuk ka dalë njoftimi zyrtar.

Reali shpresonte ta kishte Ronaldon për ndeshjen e dytë të Superkupës, duke kërkuar që Apeli t’i hiqte kartonin e dytë të verdhë, dhënë për simulim. Përsa i përket pezullimit prej katër ndeshjes, klubi nuk kishte shpresa, pasi reagimi kundër arbitrit është i dënueshëm, edhe nëse ai ka marrë vendim të gabuar.

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611