INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apeli i organizatës humanitare: Transferoni emigrantët nga kampet, rrezikojnë të vdesin nga i ftohti [VIDEO]

Apeli i organizatës humanitare: Transferoni emigrantët nga kampet, rrezikojnë të vdesin nga i ftohti [VIDEO]

Publikuar më: 11:24 21-12-2017

Organizata për të Drejtat e Njeriut “Human Rights Watch” i kërkoi qeverisë greke të shpejtojë transferimet nga kampet e refugjatëve dhe emigrantëve në ishujt Egje në kontinent.  Organizata paralajmëron se objektet e mbipopulluara në Lesvos, Chios, Leros, Samos dhe Kos janë të pa pajisura për të përballuar të ftohtin e dimrit. Megjithëse që nga fillimi i dhjetorit janë transferuar pothuajse 3,000 njerëz, në kampet e ishujve janë ende pothuajse 11,000 njerëz në objekte me një kapacitet total prej vetëm 5,576, tha HRW, duke shtuar se më shumë se 1,000 njerëz kanë ardhur në ishujt grekë gjatë së njëjtës periudhë. Ekathimerini shkruan se  "vendimi i Kryeministrit Alexis Tsipras për të lëvizur 5,000 azilkërkues nga ishujt në kontinent është i dobishëm për ata që lëvizin, por konsiderohet si një masë gjysmake. “Kjo për shkak se mijëra të tjerë do të lihen në të ftohtë", tha Eva Cosse, hulumtuese e Greqisë në HRW , duke iu referuar një angazhimi të bërë nga administrata në fillim të muajit. "Është një fillim i rëndësishëm, por nevojitet më shumë, duke përfshirë mbështetjen e qeverive të tjera të BE-së, për të siguruar që askush nuk duhet ta kalojë dimrin në një tendë ngrirëse", shtoi Cosse. Në një fushatë që filloi më 1 dhjetor, 13 organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut i bënë thirrje Ciprasit t'i japë fund politikës së Greqisë për të mbajtur refugjatë dhe emigrantë në ishuj. Grupet thanë se autoritetet greke duhet të transferojnë menjëherë njerëzit në objekte të pajisura më mirë në kontinent. Grupet gjithashtu thanë se krerët e tjerë të BE duhet të marrin një qëndrim të qartë kundër një politike që i mban azilkërkuesit të zënë në ishuj nën një marrëveshje me Turqinë për të marrë përsëri njerëzit që refuzuan azilin. Qeveria greke, tha HRW, pritet të paraqesë një projekt-ligj në Parlament në ditët në vijim për të përshpejtuar procesin e azilit me qëllim të përshpejtimit të kthimeve në Turqi, në kuadrin e marrëveshjes BE-Turqi. Megjithatë, grupi paralajmëroi se përshpejtimi i procesit nuk duhet të vijë në kurriz të emigrantëve që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare. Greqia duhet të investojë më shumë në krijimin e procedurave të drejta dhe efikase të azilit dhe kthimin e sigurt të atyre që nuk i janë dhënë mbrojtje ndërkombëtare, tha HRW. "Dimrin e kaluar, pesë azilkërkues, duke përfshirë një fëmijë, vdiqën në kampin e ftohtë të Moria në Lesvos. Autoritetet greke dhe BE kanë një përgjegjësi për të parandaluar që tragjeditë e tilla të ndodhin përsëri”- tha Cosse.

Article Logic
Execution time: 0.0042738914489746