INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apeli i Shkodrës, ndryshon masën e sigurisë për punonjëset e jetimores

Apeli i Shkodrës, ndryshon masën e sigurisë për punonjëset e jetimores

Publikuar më: 15:55 15-06-2016

Pas skandalit të abuzimit seksual me tre të mitura, në jetimoren e Shkodrës veç ish drejtoreshës u arrestuan dy punonjëset, Shpresa Nishani dhe Violeta Marku. Po këtë të mërkurë Gjykata e Apeli ka ndryshuar masën e sigurisë atë të arrestit me burg, në detyrim paraqitje.
Në seancën e caktimit të masës së sigurisë në shkallën e dytë, avokatët mbrojtës, i kanë kërkuar trupit gjykues një masë më të butë për klientët nga ajo e arrestit ne burg. E me të dëgjuar edhe argumentimin e organit të akuzës, gjykatësi ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë për Nishanin dhe Markun nga arrest ne burg ne detyrim paraqitje.
 
Ndërsa ka mbetur në fuqi vetëm vendimi i shkallës së parë vetëm për ish drejtuesen e institucionit, Albana Llazani atë të arrestit me burg.
 
Ish-drejtoresha, Albana Llazani dhe punonjëset Shpresa Nishani, Rafaela Camaj, Violeta Marku dhe Najada Rramolli akuzohen për shpërdorim detyre dhe keqtrajtim të miturish.

Article Logic
Execution time: 0.0037229061126709