INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apeli konfirmon dënimin me burg për Gruevskin. Reagon ish-kryeministri: Po më persekutojnë politikisht

Publikuar më: 15:30 05-10-2018

Gjykata e apelit në Maqedoni konfirmon dënimin me burg të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski. Ai është shpallur fajtor për ndikim të paligjshëm në shpërdorimin e fondeve të buxhetit publik. Gruevski u dënua me dy vite burg nga gjykata e shkallës së parë nën akuzën se bëri  presion ndaj zyrtarëve të ministrisë së brendshme të Maqedonisë në blerjen e një automjeti luksoz “Mercedez”, në vlerën e 600 mijë eurove. Gjykata e Apelit i dha të drejtë shkallës së parë duke e lënë në fuqi vendimin e marr prej saj. “Ankesat e të akuzuarit Nikolla Gruevski janë refuzuar si të pabaza, ndërkaq konfirmohet plotësisht vendimi i shkallës së parë”, theksohet në vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkup. Ish-kreu i qeverisë maqedonase reagoi pas vendimit. “Burgu është një persekutim politik, nuk do të mbështes ndryshimet kushtetuese dhe ta neverisë popullin tim, tha Gruevski. Ai thotë se do të përdorë mjetet juridike duke ju drejtuar Gjykatës së Lartë. Megjithatë kjo nuk do të thotë se vendimi hyn menjëherë në fuqi. Fillimisht ai duhet ta pranojë me shkrim vendimin, ndërsa gjykatësi për zbatimin e sanksioneve duhet t’i dorëzoj akt udhëzues, në të cilin shkruhet dita kur duhet të paraqitet në burg.

Apeli dënim me burg për Gruevskin

Reagon ish-kryeministri: Po më persekutojnë politikisht

Article Logic
Execution time: 0.0036652088165283