INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apeli rikthen në burg

Apeli rikthen në burg "Baronin e drogës"

Publikuar më: 09:04 27-07-2017

Gjykata e Apelit në Durrës ka ndryshuar sot masën e sigurisë për Alket Hatijan, i ashtuquajturi ‘baroni i drogës’ që u kap në Berat pak kohë më parë i fshehur në një bunker.

Mësohet se pasi e liroi, Apeli ka vendosur ‘Arrest me burg’ për Alket Hatijan.

45-vjeçari Hatija me banim në Durrës u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku është dënuar me 20 vjet burgim.

Sipas policise, Gjykata e Apelit/ Itali me Vendimin Nr. 4526, datë 30.09.2015 ka caktuar masën e dënimit me 20 vjet burgim, më ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale” Trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenet art.110, art.73, 73/6 , 80/ 2 të Kodit Penal Italian dhe Dekretit Nr. DPR 309/90. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0034399032592773