INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apeli vendos: Lazaratasi Gate Mahmutaj në burg

Apeli vendos: Lazaratasi Gate Mahmutaj në burg

Publikuar më: 08:56 22-04-2016

Edhe pse apeloi, Gate Mahmutaj nuk ia hodhi dot. Gjykata e Apelit në Krimet e Rënda ka lënë në fuqi vendimin e mëparëshëm, me 11 vite burg për Mahmutaj.
Ai akuzohet për veprat penale, “grup të strukturuar kriminal’, ‘kundërshtimin e punonjësve të policisë së rendit publik kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal’ si dhe ’kultivimin e bimëve narkotike’.
Po me 11 vite burg u dënua edhe Arjan Basha, me 8 vjet Englied Aliko, Matjas Bocai, me 5 vite burg me akuzat ’grup të strukturuar kriminal’, ’kundërshtimin e punonjësve të policisë së rendit publik në kuadër të një “grupi të strukturuar kriminal’, shkruan ‘Gazeta Shqiptare’.
Të dënuarit e proçesit gjyqësor ‘Lazarati 1’ kishin apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, por as Apeli nuk e ndryshoi vendimin.

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273