Apple dhe Google janë akuzuar së fundmi se po ndihmojnë në përforcimin e ndarjeve gjinore në Arabinë Saudite.
Kjo pasi të dyja kompanitë kanë ofruar në platformat e tyre një aplikacion që i lejon burrat që të gjurmojnë gratë e tyre.
Aplikacioni i quajtur Absher është i disponueshëm si në Google Play ashtu edhe në App Store ndërsa është zhvilluar nga qeveria saudite.
Ndër të tjera, qëllimi kryesor i aplikacionit është që t’i njoftojë burrat në momentin që gratë e tyre kalojnë kufirin.
Absher është identifikuar nga aktivistët dhe refugjatët si një faktor madhor që ndikon në vështirësinë që kanë gratë saudite për të dalë nga vendi.