INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aplikacion për gratë shtatzëna. Si të gjesh vend për t’u ulur në metro

Aplikacion për gratë shtatzëna. Si të gjesh vend për t’u ulur në metro

Publikuar më: 12:38 17-01-2018

Teknologjia me të vërtetë po e ndryshon jetën e përditshme dhe një tjetër risi vjen nga Japonia. Tashmë gratë shtatëzëna të cilat përpiqen të gjejnë një vend për tu ulur në metrot e mbupopulluara të Tokios do ta kenë më të lehtë. Është krijuar një aplikacion I ri që I lidh ato me pasagjerin më të afërt që është gati tu lirojë vendin. Ky aplikacion I testuar në metro synon të tejkaloj dy problem vecanërisht mbizotëruese në Japoni: pasagjerët janë shumë të përqësndruar tek telefonat e tyre dhe nëse do tu flasësh atyre përgjigjia do të ishte një fytyrë e ngrysur.Ky shërbim I ri I lejon një gruaje shtatzënë të dërgoj një mesazh kur ajo dëshiron të ulet. Në fakt aplikacioni kërkon për përdorues të regjistruar, të cilët janë shprehur të gatshëm të lirojnë vendin e tyre. Dhe nëse ka përputhje në aplikacion, gruas shtatzënë I vjen një hartë në telefonin e saj duke I treguar vendin se ku mund të ulet.Ky lloj shkëmbimi bëhet pa dhënë informacione personale. ‘ Duhet akoma të vendoset se kur shërbimi do të masivizohet, por kompanitë shpresojnë ta zgjerojnë rrjetin e ndihmës për të përfshirë edhe të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara’ shprehet njëri nga krijuesit e aplokacionit.
Japonia ka numrin e lindjeve më të ulët në botë dhe autoritetet po testojnë shumë politika për të inkurajuajar njerëzit që të kenë më shumë fëmijë.

Article Logic
Execution time: 0.0037558078765869