INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Aplikacion për trurin. Loja kompkuterike ndihmon në rritjen e kujtesës [VIDEO]

Publikuar më: 13:52 03-07-2017

Shkencëtarët kanë krijuar një aplikacion të trajnimit të trurit që mund të rris kujtesën episodike te njerëzit që jetojnë  me humbje te kujtesës episodike . Dëmtimi i butë njohëse (MCI) i referohet fazës mes harresës normale apo rënies njohëse që është një pjesë e natyrshme e plakjes, dhe problemeve më serioze të kujtesës që mund të sinjalizojë fillimin e menjëhershme të harresës. Studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar zhvilluan një aplikacion të trajnimit të trurit të quajtur "Game Show," me qëllim që të përmirësojnë njohjen dhe motivimin te  njerëzit me MCI. Në studim u përfshinë 42 pjesëmarrës të moshës mbi 45 vjeç të gjithë të diagnostikuar me dëmtim të njohjes. Pjesëmarrësit u ndanë, në grupin njohës të trajnimit, të cilët luajtën lojën në një iPad për 8 orë gjatë një periudhe prej 4 javësh, si dhe grupi tjetër që nuk u përfshi në lojë. Ata vetëm vizituan klinikën si zakonisht. Në përfundim të studimit kujtesa e grupit që luajti lojën u përmirësua me 40 për qind. Studiuesit iu kërkuan pjesëmarrësve që t'i nënshtroheshin një sërë testesh njohëse, duke përfshirë një që mat kujtesën e tyre, si dhe apatinë dhe gëzimin e tyre. Më konkretisht, pjesëmarrësit ishin në gjendje të identifikojë saktë e vendndodhjet e prezantuara më parë me ta, gjatë lojës,  gjë që tregoi një përmirësim të kujtesës episodike.

Article Logic
Execution time: 0.0020461082458496