INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aplikacionet më të përdorura në botë nuk janë më Snapchat dhe Instagram, një tjetër kryeson listën

Aplikacionet më të përdorura në botë nuk janë më Snapchat dhe Instagram, një tjetër kryeson listën

Publikuar më: 11:32 17-06-2019

Rrjetet sociale janë bërë një pjesë e pandashme e jetës sonë dhe ne kalojmë shumë kohë me to.

Po teksa mendojmë për rrjetet sociale, menjëherë na vijnë në mendje Instagram, Facebook, ose Snapchat si 3 nga rrjetet më të përdorura.

Por sipas një studimi të fundit një tjetër aplikacion po merr vëmendjen e përdoruesve.

Sensor Tower ka bërë një studim lidhur me aplikacionet më të popullarizuara, që janë shkarkuar më së shumti në iOS dhe Android dhe rezultoi që më i përdoruri është TikTok. Ai është dhe aplikacioni më popullor në botë, për të dytën herë për këtë vit.

Sipas studimit gjatë muajit shkurt ky aplikacion është shkarkuar një miliard herë. Tik Tok ju ofron përdoruesve mundësinë që të bëjnë video të shkurtra me muzikë dhe të komunikojnë me njëri tjetrin. Aplikacioni i dytë më i përdorur në botë është Youtube, më pas vjen Instagram i cili së fundmi po preferohet nga përdoruesit pasi ka bërë disa përditësime të reja.

Facebook renditet në vend të pestë dhe pas tij vjen Netflix.

Një nga aplikacionet që përdoret më shumë është dhe Study the Grait Nation i cili ndodhet në vendin e 9. Ky është një aplikacion të cilin Partia Komuniste në Kinë, i detyron punonjësit dhe studentët që ta shkarkojnë.

Ndërkohë aplikacioni Gmail ndodhet në vendin e 10. Kurse Snapchat i cili mendohej si një nga më të dashurit dhe më trendy nga përdoruesit habit me radhitjen e tij, pasi ndodhet në vendin e 14.

tiktok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032329559326172