INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aplikacioni matematikor i studentëve të Prishtinës me 1 milion shkarkime

Aplikacioni matematikor i studentëve të Prishtinës me 1 milion shkarkime

Publikuar më: 08:10 26-09-2016

Kushdo që ka problem me matematikë, tashmë ka zgjidhjen me anë të një aplikacioni për Android.

“MalMath” quhet aplikacioni i zhvilluar nga një ekip i studentëve të Fakultetit të Elektros dhe Inxhinierisë së Kompjuterëve në Universitetin e Prishtinës, transmeton Koha.net.

Ky aplikacion mundëson zgjidhjen e problemeve matematikore hap pas hapi me përshkrime dhe analizën e grafikëve.

“MalMath” është i disponueshëm vetëm në Android dhe zgjidh integrale, derivate, limite, trigonometri, logarimat, ekuacionet dhe në algjebra.

Deri tash, sipas Digjitale.com, ky aplikacion ka arritur të shkarkohet deri në 1 milion herë, teksa vlerësohet me notë 4.5 nga maksimumi 5.0, prej 48,500 vlerësime të njerëzve.

Aplikacioni është i përdorshëm në anglisht, gjermanisht, spanjisht, italisht, gjuhë frënge, turqisht, kroatisht, arabisht, portugalisht, gjuhë azerbexhanase, rusisht dhe japonisht.

Deri tash ekipi i studentëve nuk kanë arritur të marrin para, por tani që produkti ka arritur pjekurinë e tij, ata janë fokusuar në përditësim të produktit dhe strategji financiare.

Article Logic
Execution time: 0.0039699077606201