INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aplikacioni që lajmëron stafin mjekësor në rast të një sulmi kardiak

Aplikacioni që lajmëron stafin mjekësor në rast të një sulmi kardiak

Publikuar më: 16:45 17-04-2018

Imagjinoni një të ardhme ku smartphoni juaj do përdoret për të paralajmëruar automatikisht stafin mjekësor se po pësoni një sulm në zemër.

Pantagoni është aplikacioni më i së ardhmes që pritet të shpëtoj shumë jetë dhe ti vij në ndihëm mjekësisë.

Sipas shkencëtareve të Agjencisë se Prokurimeve të Avancuara të Mbrojtjes ky program do përdor kamerat, mikrofonin, sensorët e gishtërinjve për të vlerësuar gjendjen tuaj shëndetësore, shkruan intv.al

Pavarësisht se në fillim aplikacioni u dizenjua për t’iu ardhur në ndihëm shëndetit të një ushtari tashme Darpa lajmëron që do jetë në dispozicion për të gjithë.

Megjithatë ndërtimi i këtij aplikacioni ka sjell dhe një sërë reagimesh.

Jay Stanley analistë i politikave në unionin amerikan për lirit civile e ka konsideruar aplikacionin cenim privatësie pasi në momentin që do aktivizohet mikrofoni i telefonit, jeta private s'do quhet më e tillë.

Aplikacioni mund të hakërohet dhe informacione familjare apo zyrtare do bien në duar të gabuara.

Stanley thekson se njerëzit nuk do ndihen të sigurt pasi dikush tjetër do jetë duke i dëgjuar pas telefonit. Kjo cënon rëndë privatësinë e çdo kujt. Vërtet aplikacioni ka të mira por dëmet që mund të shkaktoj do jenë më të mëdha./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0020589828491211