Kompania Apple ka hequr aplikacionin Rich Kids nga gjithë pajisjet për të ndalur përdoruesit e tij të krekosen për jetën e tyre luksoze.
Duke qënë se shumë të rinj të pasur I kanë llogaritë e tyre private dhe jo shumë njerëz mund të shohin çfarë postojnë, ideja e këtij aplikacioni ishte që t’iu “falte” edhe të tjerë pak kënaqësi nga jeta luksoze. Megjithatë, në vend që të vendosim ne nëse na pëlqen apo jo, vendos më mirë Apple!