INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aplikacioni Taleban hiqet nga Google Play Store

Aplikacioni Taleban hiqet nga Google Play Store

Publikuar më: 10:26 06-04-2016

Alemarah, një aplikacion për telefonat Android i krijuar nga grupi fundamentalist Islamik i quajtur Talebanët, është hequr nga Play Store i Google.

Përmbajtja e aplikacionit, në gjuhën Pashto, përfshinte deklaratat zyrtare dhe video nga lëvizjet afgane.

Grupi i vijës së ashpër fajësoi “problemet teknike” për zhdukjen e tij menjëherë pas lëshimit të tij më 1 Prill.

Megjithatë, duket qartë që aplikacioni është hequr për shkak se shkelte politikat e aplikacioneve të Google të cilat ndalojnë përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

Kjo shkelje u zbulua dhe raportua nga një organizatë më bazë në SHBA të quajtur Site Intel Group e cila monitoron aktivitet xhihadiste.

Google refuzoi të komentojë për çështjen specifike të aplikacionit.

“Politikat tona janë projektuar për të siguruar një eksperiencë të mirë për përdoruesit dhe zhvilluesit tanë. Kjo është arsyeja pse ne heqim nga Google Play aplikacione të cilët shkelin këto politika.” Ka thënë Google në një deklaratë.

Një zëdhënës nga Talebanët ka thënë për Bloomberg se aplikacioni ishte “pjesë e përpjekjeve tona të teknologjisë së avancuar për të bërë një audiencë globale.”

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777