Nisin aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë master profesional, shkencor dhe master i arteve të bukura. Studentët të cilët janë të pajisur me një diplomë të vlefshme në një program të ciklit të parë në Shqipëri, po ashtu edhe ata jashtë Shqipërisë, por të njehsuar, kanë, mund të aplikojnë pranë universiteteve publike deri në datë 12 tetor. Ndërsa një afat kohor më i gjatë është lënë për studentët të cilët zgjedhin të vazhdojnë masterin në universitetet private, data 19 tetor.Listat e fituesve do të afishohen brenda datës 22 tetor ndërsa ato private në 29 tetor.
Aplikantët kanë mundësi të mësojnë nëse janë fitues apo jo nëpërmjet listave që do të afishojnë universitetet në datat e sipërpërmendura, të cilat do të vendosen në mjediset e njësive kryesore përkatëse, si dhe në faqet ëeb të IAL-së, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve të grumbulluara nga aplikantët, në përputhje me kuotat e pranimeve të miratuara. Sipas vendimit, studenti nuk mund të ndjekë njëkohësisht dy programe studimi, me përjashtim të atyre që janë të shkëlqyer.
Dokumentacioni për regjistrim:
-Diplomë ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë.
.Diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me:
.Fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin
.Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave
.Formulari i aplikimit
.Fotokopja e dokumentit të identifikimit
.Dy fotografi personale
Dokumentacion shtesë vlen vetëm për shtetasit e huaj:
-Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe (fituar në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës)
-Curriculum Vitae