INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apo e ka për ndarjen nga Young Zerka? Arian Çani tha që është ''kot fare'', reagon më në fund Ronela Hajati: RIP...FOTO]

Apo e ka për ndarjen nga Young Zerka? Arian Çani tha që është ''kot fare'', reagon më në fund Ronela Hajati: RIP...FOTO]

Publikuar më: 14:59 25-03-2019

Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më në zë në tregun shqiptar të muzikës, që shpesh është në qendër të mediave rozë. Dhe kështu ka ndodhur ditët e fundit pas një deklarate të moderatorit Arian Çani i cili gjatë rubrikës ‘Mix blind test’, ka lënë pa fjalë publikun me reagimin dhe thumbimin që ka bërë për Ronelën.

“Hiqe fare këtë Cherr se s’na intereson kjo këngëtare është kot fare bo bo bo. As nuk e përmend fare cila është, më krijon një kështu ajo mua nuk e dua jo. Hynë në atë kategorinë e këngëtareve që nuk i ashtu dot fare, më krijon një gjë negative shumë. Më mirë që se gjetët”, ka thënë Çani duke shtrembëruar fytyrën.

Pak me vonesë, por edhe Ronela ka reaguar më në fund me anë të një postimi në instastory.  

’Pushoni në paqe gjepura’ pa sqaruar asgjë më tepër në lidhje me thumbimin e saj që me siguri i drejtohet Çanit.

 

rio.jpg

 

Apo mos vallë e ka për thashethemet që thonë se ajo dhe Young Zerka janë ndarë? Të themi të drejtën nuk e kanë pranuar kurrë që kanë qenë të lidhur dhe Ronela sapo na bëri lëmsh.

Article Logic
Execution time: 0.0039958953857422