Apple heq më shumë se 700 aplikacione nga dyqani kinez. Sipas The Telegraph, aplikacionet në fjalë janë eliminuar për shkak se nuk respektonin normat e vendosura nga Cupertino për updatet, kështu që disa zhvillues u përpoqën të publikojnë pa kaluar përmes mekanizmit të miratimit të kërkuar nga APP Store. Ndërmjet aplikacioneve këtu është Sogou, alternativa kineze e Google, dhe Pinduodo, një nga më të rëndësishmit online të vendit. Tani nuk është e qartë nëse Apple do t'i rifusi këto aplikacione në app store. Nuk është hera e parë që kompania të bëjë pastrimin e dyqanit digital kinez, në të kaluarën disa heqje kanë marrë në konsideratë aplikacionet e lojërave të fatit, por edhe app-Vpn, dmth ato që lejojnë të lundrojnë në siguri duke kriptuar trafikun e internetit, të cilat përdoren nga përdoruesit për driblimin e mekanizmave të censurës së përdorur në Kinë.
©insmart.al