INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apple, dhjetë programet që duhet t’i keni në iPhone-in tuaj

Apple, dhjetë programet që duhet t’i keni në iPhone-in tuaj

Publikuar më: 16:08 10-04-2016

Kompania Apple dëshiron të ndihmojë përdoruesit e saj dhe ka publikuar një listë prej 10 programeve më të mira, të cilat duhet ti keni në ccdo iPhone të ri. Këto programe sipas Apple janë të domosdoshme, dhe ato variojnë nga aplikacionet më të fuqishme për foto e deri tek ato për ti mbajtur llogaritë tuaja të sigurta.

Këto janë Apple 10 aplikacionet që të gjithë duhet t’i kenë në iPhone:

VSCO – është aplikacion që ua mundëson përdoruesve të iPhone t’i bëjnë fotot e tyre në Instagram të duken mrekullueshëm.

BuzzFeed Video – Me këtë aplikacion, ju do t’i shihni të gjitha videot në një vend të vetëm.

1Password – Aplikacioni që bën të mundur t’i mbani llogaritë tuaja të sigurta.

MSQRD – Ju mundëson që të animoni fotot selfie me shumë filtera qesharakë dhe interesantë.

Venmo – Ju lejon që në mënyrë të lehtë t’i paguani miqtë tuaj, kur ju nuk keni të holla.

DarkSky – Ky aplikacion gjithmonë ju tregon se kur do të bjerë shi.

Replay Video Editor- është një aplikacion shumë i fuqishëm për videot në telefonin tuaj.

Runkeeper- është shoqëruesi më i mirë për aktivitetin tuaj të fitnesit

Camera+- është aplikacion që mundëson shkrepjen e fotove shumë profesionale

Jet-  është aplikacioni që synon zëvendësimin e blerjeve tuaja nga Amazon

Article Logic
Execution time: 0.001471996307373