iOS 12 filloi te updatohej me një redesign të shumëpritur për Apple Maps.Tani harta do të japë me shumë më shumë detaje duke përdorur të dhënat e mbledhura nga Apple . Hartat dixhitale aktualisht mbulojnë nje pjese shume te madhe perdoruesish e sidomos ne SHBA, qofte Apple Maps apo Google Maps por tashmë disa dallime interesante po fillojnë të dalin midis hartave të Apple dhe atyre që Google përdor për softuerin e vet të navigimit. Dallimet janë të dokumentuara në detaje të shkëlqyera në një postim nga blogeri dixhital i hartave Justin O'Beirne.
Lajm i mirë për Apple është se sasia e hollësishme e hartografisë natyrore tani përmban shumë më tepër se sa Google. Detaje te parqeve , pyjeve , është një detaji veçantë, ne hartat e Apple madje duke treguar hapsire te gjelber midis dy korsive të një autostrade, ose rreth kufijve të shtëpive individuale.
Por nuk është vetëm kjo ku Apple duket se ka përparësi. Hartat e saj kanë tendencë të tregojnë numrin disatancave te ndërtesave me më shumë saktësi dhe madje edhe harta të golfit, parqeve sportive dhe fusha tenisi me nje saktësi të habitshme.
© insmart.al